Artan Hoxha zbulon si është marrë peng nga grupet kriminale

Shqipëria

Artan Hoxha zbulon si është marrë peng nga grupet kriminale

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 21:49
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer se si është amrrë peng nga grupet kriminale.

Ai tha se kjo ka ndodhur në vitet ’97-të, ndërkohë që theksoi se tashmë është e vështirë pasi është personazh public.

“Sigurisht që më kanë marrë peng, kujton se kam shpëtuar… Më kanë marrë në ’97-ën, jo tani. Tani është problem, kur del në televizor dhe bëhesh i njohur është problem.

Gjatë vitit të kaluar një kolegia jonë tentoi të bëjë këtë gjë që bëj unë zakonisht, mirpo bëri një gabim, u fut natën. Natën do filmosh me prozhektor. Vuri veten në rrezik, kameramanin sepse nuk filmohet natën dhe të nesërmen ata kapën televizionin dhe ajo video nuk doli.

Çështja është të hysh e të dalësh pa e marrë vesh ata se po e morën vesh mbaron filmi.

Mua më ka ndodhur një rast, kam hyrë në një zonë, kam gjetur një plantacion me 45 mijë rrënjë, s’kisha parë aq të madh. Ata kishin gjetur një rezervuar nga ato të Enverit dhe ruhej nga policia vetë. Nuk e dija që ishte aq e madhe. Informacionin ma dha një grup tjetër që se kishin lënë të kultivonte. Është shumë e rrezikshme ta bësh këtë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat