Dalin pamje të reja/ Bombolat u dërguan dje në hotel dhe sot do të shpërndaheshin nëpër dhoma

Shqipëria

Dalin pamje të reja/ Bombolat u dërguan dje në hotel dhe sot do të shpërndaheshin nëpër dhoma

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:47
Velipojë

Të tjera detaje tronditëse zbardhen nga shpërthimi i gazit në Velipojë, që plagosi rëndë nënën me tre fëmijët e saj.

Nga pamjet shihen shtatë bombola gazi, të cilat dyshohet se kanë rrjedhur, duke shkaktuar ngjarjen tragjike.

Nëna 40-vjeçare, A. Gjoka, ishte zgjuar në mëngjes që të bënte një kafe, dhe pikërisht në këtë çast ka ndodhur edhe shpërthimi.

Dyshohet se më parë ka pasur një rrjedhje gazi të bombolave më të vogla, çka ka çuar më pas në shpërthimin e fuqishëm, i cili është dëgjuar në një pjesë të mirë të plazhit të Velipojës.

Bombolat që kanë shpërthyer ishin sjellë dje dhe të gjitha janë të kolauduara. Ditën e sotme do të bëhej shpërndarja e bombolave nëpër dhomat e hotelit.

Video KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat