Moti i keq dëmton monumentet/ Voskopojë, dëmtime serioze në kishën e Shën Thanësit, shembet çatia

Shqipëria

Moti i keq dëmton monumentet/ Voskopojë, dëmtime serioze në kishën e Shën Thanësit, shembet çatia

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 15:33
Foto

Shiu i një dite më parë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një prej monumenteve më të rëndësishme të Kulturës në Voskopojë.

30 % e çatisë të kishës së Shën Thanasit është shembur ndërsa nëse nuk ndërhyhet para dimrit, dëmi rrezikon të bëhet edhe më i madh.

Kisha daton në vitin 1724 dhe ka afreskun të ruajtur më mirë nga të gjitha objektet e tjera të këtij fshati por prej vitit 2010 në çati nuk janë bërë më ndërhyrje duke sjellë amortizimin e saj në masën 90 %. Një ndërhyrje e përkohshme do të bëhet në pjesën veriore të çatisë por nëse restaurimi i plotë nuk bëhet para vjeshtës rreziku për dëme të pariparueshme është shumë i madh.

Ky nuk është i vetmi monument kulture që ka nevojë urgjente për ndërhyrje pasi edhe kisha e Shën Mëhillit ka të njëjtat probleme por mungesa e financimeve bën që projektet të mbeten vetëm në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat