SHBA dhe BE urojnë festën e Kurban Bajramit

Shqipëria

SHBA dhe BE urojnë festën e Kurban Bajramit

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 09:44
Tiranë

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën këtë të martë kremtojnë festën e Kurban Bajramit.

Ambasada Amerikane dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë kanë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Ambasadori Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka uruar shqip shqiptarët.

Nga ana tjetër përmes një postimi në facebook, ambasada amerikane  ka shprehur urimet më të mirat besimtarëve ndërsa thekson se ditë ofron një mundësi për të reflektuar.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”, thuhet në mesazhin e ambasadës Amerikane në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat