Plagosja e 2 të rinjve në Tiranë, policia shpall në kërkim 2 bashkëpunëtorët

Shqipëria

Plagosja e 2 të rinjve në Tiranë, policia shpall në kërkim 2 bashkëpunëtorët

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Të tjera detaje mësohen nga plagosja e dy të rinjve Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç mbrëmjen e kaluar në Tiranë.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbremjën e djeshme ku mbetën të plagosur shtetasit Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi Aldo Iamandi (Gj), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vijuar me hetime më të thelluara duke shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë konkretisht shtetasit Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besard Pashkaj, 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të autorit të ngjarjes”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi Aldo Iamandi (Gj).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat