Policia shkoi për konfliktin në familje, gruaja dhe vajza nuk i hapën derën...

Shqipëria

Policia shkoi për konfliktin në familje, gruaja dhe vajza nuk i hapën derën...

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 09:16

Policia ka dhënë detaje rreth vrasjes së burrit. Sipas të dhënave të uniformave blu në vrasje mund të jetë përfshirë dhe e shoqja. Të dyja nuk ia kanë hapur derën policisë kur ajo mbërriti e lajmëruar për konflikt në familje.

Por sipas njoftimit, shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Ylber Elezi, 47 vjeç.

Ja njoftimi i plotë:

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat