Mini-Shengeni/ Paralajmërimi i fortë i Kokëdhimës: Priten zhvillime të rrezikshme

Shqipëria

Mini-Shengeni/ Paralajmërimi i fortë i Kokëdhimës: Priten zhvillime të rrezikshme

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:42
Koço Kokëdhima

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka komentuar zhvillimet e fundit mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në panelin e diskutimit të Forumit Ekonomik në Shkup, ku ata kanë shpalosur kushtet e marrëveshjes mes tri vendeve për rajon më të lirë në ekonomi dhe bashkëpunim mes qytetarëve.

Kokëdhima shkruan se si do që t’ia vendosësh emrin, marrëveshja e nënshkruar sot në Shkup mes Shqipërisë-Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me shumë gjasa dhe për shumë kohë do të afektojë zhvillime të rrezikshme.

Postimi i Koço Kokëdhimës:

Si do që t’ia vendosësh emrin, marrëveshja e nënshkruar sot në Shkup mes Shqipërisë-Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, me shumë gjasa dhe për shumë kohë do të afektojë zhvillime të rrezikshme kundër interesave kombëtare ekonomike dhe politike të shqiptarëve.

Shqipëria dhe Kosova duhet të rrëzojnë të gjitha barrierat që i ndajnë mes tyre, për të patur një ekonomi, kulturë, hapësirë dhe të ardhme, siç kanë të njëjtin gjak e të njëjtën gjuhë. Shqiptarët nuk u kanë asnjë detyrim shteteve të tjera sllave që kanë kafshuar trojet historike dhe duan të jenë sërish padronë të të ardhmes së tyre.

Kufijtë e hapur në tri shtete, duke lënë jashtë tri të tjera, janë ëndrra të politikanëve që u ka mbetur ora te ish-Jugosllavia. Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë duan realizimin e kryeëndrrës së tyre legjitime: Bashkë në një shtet dhe në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat