Ultimatumi i Kim për Berishën, Manjani bën deklaratën e papritur për ambasadoren

Shqipëria

Ultimatumi i Kim për Berishën, Manjani bën deklaratën e papritur për ambasadoren

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 21:37
Ylli Manjani

Avokati Ylli Manjani është shprehur se pas deklaratës së sotme të Yuri Kim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadoren. “Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund tu tregojë shqiptarëve se çduhet të bëjnë në vendin e tyre!”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit:

Për mendimin tim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadorën Yuri Kim.

Është e papranueshme të vijohet komunikimi me diplomatë që të tregojnë se çduhet të bësh. Për më tepër, nuk ofrojnë asnjë garanci në këmbim. Është vendi të kujtojmë se si qeveria shkatërroi rregullat e zgjedhjeve dhe zonja Kim thjesht ra squk, megjithse po luante rolin e garantit politik.

Nuk e di ça i duhet opozitës një ambasadore e tillë, që jo vetëm nuk ndihmon por guxon edhe fyen një parti të tërë!?

Mendoj se një ambasadore e tillë e cila nuk e sheh të keqen tek monizmi dhe monistët, por merret me opozitën si gazetë e qeverisë, nuk i bën punë as Shqipërisë.

Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund tu tregojë shqiptarëve se çduhet të bëjnë në vendin e tyre!

E ka të ndaluar!

Kolegët e saj kudo në Europë përzihen nga vendet ku shërbejnë për shumë më pak.

#Barintahajëvetë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat