Ndihma e parë për të sëmurët me zemër, Mertenika: Vendosja e defibrilatorëve në publik shpëton jetë

Shqipëria

Ndihma e parë për të sëmurët me zemër, Mertenika: Vendosja e defibrilatorëve në publik shpëton jetë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 10:31
Ermand Mertenika

Rastet e personave me probleme kardio-vaskulare po shtohen çdo ditë. Ndërhyrja në kohë me pajisje teknologjike të avancuara shpëton jetë.

Inxhinieri bio-mjekësor Ermand Mertenika sjell në vëmendje nevojën e vendosjes së defibrilatorit portativ në sa më shumë vende të populluara me qëllim që të kapet në një shetësim e papritur.

Defibrilatori kthen ritmin e zemrës përmes rrymës elektrike. Mertenika thotë për “Vila24”, moderuar nga Androniki Kolka se duhet të marrim me seriozitet dhimbjet e gjoksit, vështirësitë në frymëmarrje apo dhe çrregullimin e rrahjeve të zemrës.

Ai thekson se trajtimi emergjent përmes defibrilatorit nuk ka efekte negative në organizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat