Ky është 27-vjeçari nga Lezha që humbi jetën tragjikisht teksa pushonte me familjen në Tale

Shqipëria

Ky është 27-vjeçari nga Lezha që humbi jetën tragjikisht teksa pushonte me familjen në Tale

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:31
Pavlin Rrasa

Një lajm i rëndë u dha ditën e sotme nga ministri i Brendshëm, Niko Peleshi, për ndarjen nga jeta në moshë të re të Pavlin Rrasës, nga Lezha. 

Rrasa mbante detyrën e Nëntogerit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

I riu u raportua i mbytur pasditen e djeshme në Tale të Lezhës. Mësohet se 27-vjeçari nuk është mbytur. Ai ka pësuar arrest kardiak, teksa ka qenë duke pushuar me familjen e tij.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri Niko Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat