KLSH “zbarkon” në institucionet e Emergjencave Civile

Shqipëria

KLSH “zbarkon” në institucionet e Emergjencave Civile

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 19:35
Ilustrim

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur zyrtarisht kontrollet në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave.

Audituesit kanë nisur mbledhjen e dokumentacioneve në drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme, që lidhen me emergjencat civile, në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor.

Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë.

KLSH do të auditojë dhe verifikojë ne Emergjencat Civile, në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes si dhe pushtetin vendor, të gjitha paisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat