Peleshi: Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, neutralizohet rreziku i jetës falë ndërhyrjes

Shqipëria

Peleshi: Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, neutralizohet rreziku i jetës falë ndërhyrjes

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:50
Ilustrim

Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës. Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku njofton se është neutralizuar rresiku i jetës dhe banesave falë ndërhyrjes së trupave nga toka dhe ajri.

Më tej ai thotë se në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve edhe pse në kushte të vështira klimatike.

Peleshi bën me dije se ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë).

"Lajm i mirë - Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.

Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.

Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj."- shkrun Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat