Audiopërgjimi i Artan Lames/ Petrit Vasili: Ky palaço shpërdoron detyrën ditën për diell

Shqipëria

Audiopërgjimi i Artan Lames/ Petrit Vasili: Ky palaço shpërdoron detyrën ditën për diell

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:14
Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili të premten ka sulmuar kreun e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame, duke e konsideruar këtë të fundit një palaço që shpërdoron detyrën ditën për diell.

Në një shënim të shkurtër në profilin e tij në Facebook, Vasili thekson se çfarë pret “drejtësia e re” që të veprojë ndaj këtyre horrave që e kanë kthyer shtetin dhe zyrat e tij në kuplara mashtrimesh me qytetarët e thjeshtë dhe hallet e tyre.

Sipas tij, ky është surrati i zi i 25 prillit, të shkatërruar nga këta.

“Ky palaço shperdoron detyren diten per diell! Ç’pret “drejtesia e re” qe te veproje ndaj ketyre horrave, qe e kane kthyer shtetin dhe zyrat e tij ne kuplara mashtrimesh me qytetaret e thjeshte dhe hallet e tyre. Ja ky eshte surrati i zi i 25 prillit te shkaterruar nga keta”, shkruan Vasili në Facebook.

Kujtojmë e Lame iu rikthye të premten audiopërgjimit ku, ai dëgjohet të thotë se “duhet t’i mbajmë njerëzit varur për legalizimet”.

Gjatë fjalës së mbajtur sot, Lame tha se nëse do t’u thoshte njerëzve se ndërtimet nuk do t’u legalizoheshin do t’i bënte “mish për top” për palën kundërshtare.

“Në 2017-ën, ne po diskutonim jo në nivelin e brendshëm. Ishim duke diskutuar që për ndërtimet pa leje që nuk legalizohen nuk mund t’u thuash që nuk mund të legalizohen, shko vrit veten. Pse? Sepse normalisht këta njerëz në momentin që u thua këtë bëhen mish për top për palën tjetër. Ai që është në opozitë premton edhe hënën. Të thuash që nuk ua legalizoj i hedh këta njerëz në krahun tjetër. Por një pjesë e tyre është krim të legalizohen. Nga kjo pikëpamje duhet marrë si shenjë përgjegjshmërie, si nga ana ime si nga ana e qeverisë. Është krim të legalizosh në zonë të mbrojtur, poshtë shtyllave të tensionit të lartë, në Butrint e kështu me radhë”, shprehet Lame.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat