“Piva në mëngjes, më zuri ...”/ Rreth 1000 të dehur në timon janë arrestuar nga fillimi i vitit

Shqipëria

“Piva në mëngjes, më zuri ...”/ Rreth 1000 të dehur në timon janë arrestuar nga fillimi i vitit

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

"E piva në mëngjes rakinë më zuri në darkë!” Ky është justifikimi i Petrit Dajanaj, i zbuluar nga drageri i policisë se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Si ai justifikimet e të arrestuarve që dalin përditë para gjykatës për këtë shkelje janë nga më të padëgjuarat që nga ngritja e dollisë deri tek festa ku nuk mungohej.

Për Emirildo Cenaj drageri duhet të ketë gabuar që e nxori të dehur, ndonëse ai këmbëngul se ktheu vetëm një gotë.

Seanca të tilla janë të zakonshme në gjykatën e Tiranës me shoferë të dehur të arrestuar që pasi konstatohet se nuk kanë shkaktuar dëme lirohen nën detyrimin një herë në muaj.

Nga janari deri tani janë arrestuar 420 shoferë të dehur që kanë dalë para gjykatës së kryeqytetit.

Për të njëjtën periudhë në të gjithë vendin numri i të dehurve në timon të prangosur në flagrancë rezulton 980, por me gjithë shifrën e lartë pjesa dërrmuese rezulton se deklaron se nuk ishin të pire mjaftueshëm. Pyetjes së policëve a kishin menduar të merrnin një taksi , ata i përgjigjen ‘jo”.

Veç fenomenit të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur për të cilin shqiptarët nuk janë sensibilizuar ende mbi rrezikshmërinë, burimet i thonë Top Channel se po vërehet edhe një trend i ri, siç është reklamimi në rrjetet sociale i udhëtimeve me shpejtësi të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat