Gazetarja irlandeze në Shqipëri bën thirrje për të ndihmuar emigrantët afganë, ja çfarë kërkon nga shqiptarët

Shqipëria

Gazetarja irlandeze në Shqipëri bën thirrje për të ndihmuar emigrantët afganë, ja çfarë kërkon nga shqiptarët

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Gazetarja irlandeze që jeton në Shqipëri, Alice Taylor ka nisur një fushatë për të ndihmuar emigrantët afganë që do të jetojnë përkohësisht në vendin tonë.

Të gjithë qytetarët që duan t’i ndihmojnë mund t’i drejtohen pikës nga dita e sotme deri më 25 Gusht  në rrugën “Lidhja e Prizrenit” pranë Gardës në Tiranë.

Kjo fushatë është organizuar nga The Balkanista, Urban Roots dhe Alice Taylor.

Artikujt e sugjeruar për secilën qese përfshijnë:

1  Dezinfektant

1 larës trupi

1 kg oriz

1 salcë domate

1  kripë

1  pako kafe

1 qumësht

1 furçë dhëmbësh

1 pastë dhëmbësh

1 lëng

1 çokollatë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat