Tronditën familjarët, gjejnë të varur brenda banesës djalin e tyre 23-vjeçar

Shqipëria

Tronditën familjarët, gjejnë të varur brenda banesës djalin e tyre 23-vjeçar

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar është gjetur vetëvarur në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:35 në Fushë-Krujë.

Kanë qenë familjarët e të riut me inicialet F.T., ata që e kanë dërguar me urgjencë në spital djalin, por ky i fundit nuk ka mundur të mbijetojë.

“Më datë 22.08.2021, rreth orës 05:35, nga familjarët e tij, është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Fushë Krujës, shtetasi F. T., rreth 23 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat