Xhuljan Bullari u vra nga miku i tij pasi pagoi me lekë false

Shqipëria

Xhuljan Bullari u vra nga miku i tij pasi pagoi me lekë false

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:15
Xhuljan Bullari

Një miqësi e krijuar në qelinë e burgut vijoi edhe jashtë saj me aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës, konfliktet për të cilën dyshohet se i morën jetën në Vlorë 25-vjeçarit Xhuljan Bullari. I arrestuari për krimin, Bledar Selmanaj ka dëshmuar në polici se gjithçka nisi për 3 mijë euro drogë, që i riu, tashmë i pajetë, e pagoi me lekë false.

Xhuljan Bullari i cili u vra me plumb në kokë në Babicë të Vlorës, me të dyshuarin Bledar Selmanaj kishte patur miqësi të ngushtë në burg. Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku.

Të dy jashtë hekurave vendosën të vazhdonin miqësinë dhe të fitonin para me tregtinë e drogës, ka treguar në polici kur u arrestua 39-vjecari. Bëhet fjalë për 100 kg hashash të presuar që Selmanj negocio mes miqve të tij dhe të shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan por pala e viktimës pagoi me para false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.

Megjithëse në dëshminë para hetuese, shpesh herë thotë se nuk e ka vrarë ai Xhuljanon 25-vjeçar, Selmanaj ka këmbëngulur për 3 mijë Euro që duhej tu dërgoheshin shitësve të hashashit, ndryshe jeta e tyre ishte në rrezik për shkak të pagesës me para false.

Të shtunën e 21 gushtit të dy shokët u takuan pranë Policisë së Tiranës. Me “Fiat Punto”, siç policia ka zbuluar përmes kamerave të sigurisë, ata udhëtuan së bashku drejt Vlorës, dhe në mbrëmje hynë në Transballkanike. Një orë më vonë, në 20:54 në kamerat e sigurisë, makina shfaqet duke kaluar pranë një pike karburanti në Qafë Babicë. Aty ku banorët e njohin si “Lapidari’, u krye dhe vrasja. Bledar Selmanaj e qëllon shokun e tij 14 vjet më të ri, me dy plumba nga pistoletë e llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy e cila u gjet e groposur në oborrin e banesës së tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë.

Hetuesit janë në punë e sipër për grumbullimin e provave ndaj të akuzuarit, që nga dëshmia e tij jo shumë e qartë, deri tek ekspertiza nëse arma e gjetur është ajo me të cilën u krye krimi apo jo. Paraditen e së premtes Bledar Selmanaj do të dalë para gjykatës për t’u njohur me akuzën e vrasjes me paramendim të Xhuljan Bullarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat