Detaje nga aksidenti me 5 të vdekur në Muzinë, mbijetoi vetëm shoferja

Shqipëria

Detaje nga aksidenti me 5 të vdekur në Muzinë, mbijetoi vetëm shoferja

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua, e vetmja e mbijetuar nga aksidenti me tragjik me pesë viktima në Qafë Muzinë, është transportuar për në spital.

E vetmja qe ka mundur te shpetoje e gjalle nga aksidenti ka qene shoferja e fuoristrades me te cilen u perplas.

Nderkohe qe furgoni ka pasur dhe pak metra per te arritur ne destinacion, pese pasagjeret nuk kane mundur t’i mbijetonin renies prej 25 metrash poshte rruges.

Mësohet se pesë viktimat e shënuara janë drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerët që cilët ishin nisur nga Saranda dhe kishin si destinacion Gjirokastrën.

Ndërsa gruaja që u dërgua në spital dhe kishte mbetur e plagosur, ishte drejtuese në një fuoristradë me të cilën u përplas furgoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat