Vodhi euro e bizhuteri në një banesë, arrestohet 43-vjeçari

Shqipëria

Vodhi euro e bizhuteri në një banesë, arrestohet 43-vjeçari

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 43-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirë organizuar në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit G.B., 43 vjeç banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Ky shtetas dyshohet se në datë 29.08.2021 në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetases F. B.,57 vjeçe, një sasi euro dhe bizhuteri floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat