28-vjeçari ra nga ballkoni i hotelit dhe vdiq, policia fillon hetimet

Shqipëria

28-vjeçari ra nga ballkoni i hotelit dhe vdiq, policia fillon hetimet

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:15
Ajdin Mustafi

Dy ditë pas ngjarjes tragjike në një hotel në kryeqytet, policia ka nisur hetimet për administratorin e këtij objekti dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes. Pasditen e 10 shtatorit, Ajdin Mustafi, 28-vjeç ra nga kati i 5-të pasi në momentin kur ka qenë i mbështetur në hekurat e ballkonit në hotel ato janë këputur.

Trupi i të riut u gjet në dysheme së bashku më zgarën mbrojtëse të ballkonit. 28-vjeçari u dërgua më urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Tashmë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë po hetohen R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku aksidentalisht ra nga lartësia e hotelit ku qëndronte dhe për pasojë ndërroi jetë shtetasi A.M, 28 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat