“Do dal nga burgu dhe do të vras!” Anila Hoxha rrëfen detaje nga telefonata mes Sabrina Begajt dhe autorit

Shqipëria

“Do dal nga burgu dhe do të vras!” Anila Hoxha rrëfen detaje nga telefonata mes Sabrina Begajt dhe autorit

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 22:25
Anlia Hoxha

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka rrëfyer në emisionin Open detaje të reja për ngjarjen që ka tronditur opinionin publik ditët e fundit.

Dy javë para se të dilte nga burgu, Elton Metaj ka marrë në telefon viktimën, Sabrina Bengajn duke e kërcënuar se do ta vriste kur të dilte nga qelia.

Sipas saj kjo vrasje nuk do të ndodhte nëse institucionet do të kryenin detyrën e tyre duke e mbajtur prapa hekurave.

Hoxha thekson se në vrasjen e 23-vjeçares kanë dorë institucionet e drejtësisë, ndërsa në dosjen e Metajt ka pikëpyetje të shumta.

“Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras i ka thënë 2 javë pasi të dilte nga burgu i Zaharisë. Çështja nuk është ndjekur për një sërë rastesh neglizhente. Vetëm gjykata është përgjegjëse?! Nëse shikon dosjen e të tillë personazhesh, një sërë institucionesh janë bërë bashkë dhe të gjithë kanë dhënë kontribut për t’i dhënë lirinë. Përfshirë mjekë psikiatër, të cilët e panë si një person me probleme mendore. Po flasim për ata burra që ushtrojnë dhunë në familje. Që nga janari 380 burra të arrestuar për akuzën e dhunës në familje, dhunë ndaj grave, ndaj fëmijëve, ndaj prindërve. Ishte një divorc i papranuar, ky ishte thelbi i konfliktit të tyre, një fund historie që ai nuk ishte dakord”, tha Hoxha.

Vrasja e Sabrina Bengajt, nënë e një vajze 3-vjeçare është njëra prej 14 grave të vrara nga bashkëshortët për vititn 2021.

Edhe pse me një urdhër mbrojtje, ajo nuk arriti që t’i shpëtonte makabritetit të 31-vjeçarit që u lirua nga Gjykata e Fierit.

Të irrituar nga mosfunksionimi i institucioneve, qytetarët në Tiranë dhe Fier kanë kërkuar ndryshim dhe drejtësi për të gjitha gratë e dhunuara në vendin tonë përmes protestave paqësore me pankarta në duar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat