Deputeti bën thirrje: Shqipëria të largohet nga Open Balkan, ta kushtëzojë Serbinë për këtë gjë

Shqipëria

Deputeti bën thirrje: Shqipëria të largohet nga Open Balkan, ta kushtëzojë Serbinë për këtë gjë

Nga: G.B Më: 17 shtator 2021 Në ora: 14:15
Open Balkan

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, ka kërkuar që Shqipëria të tërhiqet nga Open Ballkan apo ta pezullojë pjesëmarrjen.

Gjatë fjalimit të tij dje në Parlament, ai ka thënë se Shqipëria duhet ta kushtëzojë pjesëmarrjen e Serbisë në çdo nismë rajonale vetëm përmes njohjes së Kosovës, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Nga fjala ime dje në parlament:

“Shqipëria të kushtëzojë pjesëmarrjen e Serbisë në çdo nismë rajonale vetëm përmes njohjes së Kosovës”

————————

- Unë ju kërkoj të tërhiqeni apo të paktën pezulloni pjesëmarrjen e Shqipërisë në Open Ballkan dhe ju kërkoj të kushtëzoni po ashtu pjesëmarrjen e Serbisë në çdo nismë rajonale duke e detyruar të njoh Kosovën integritetin dhe sovranitetin e saj.

Nëse ka një kontribut, i vetmi kontribut që Serbia mund t’i jap Ballkanit e paqes, është njohja e pakushtëzuar e Kosovës si shtet i pavarur e sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat