Qindra qytetarë presin në takim Sali Berishën, merr pjesë edhe deputeti Baçi: Përkrah forcimin e radhës të PD

Shqipëria

Qindra qytetarë presin në takim Sali Berishën, merr pjesë edhe deputeti Baçi: Përkrah forcimin e radhës të PD

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:12
Luan Baçi

Qindra demokrate dhe demokratë janë në pritje të takimit që lideri historik, ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë pas pak minutash në Fier.

Mësohet se mes të pranishmëve janë ish-kryetarë të degës së PD në Fier, Ibrahim Morina apo Ferdinand Murati, si dhe kryetari aktual deputeti Luan Baçi.

I pyetur për pjesëmarrjen e tij në këtë takim, Baçi tha se përkrah forcimin e radhës të Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat