Murrizi: Goditja e Llallës mesazh si ish-kreu i akuzës, SPAK të fillojë me 140 deputetët e Kuvendit

Shqipëria

Murrizi: Goditja e Llallës mesazh si ish-kreu i akuzës, SPAK të fillojë me 140 deputetët e Kuvendit

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 21:03
Myslim Murrizi

I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se në rastin e Adriatik Llallës ishte për të dhënë një mesazh se kreu i akuzës ka bërë flirt me dosjet e politikës.

Ai theksoi se nga SPAK pritet hetimi i deputetëve dhe i5 familjeve të mëdha që kabllogramet amerikane raportojnë, pasi sipas tij Llalla është për lekë bukësh para tyre.

Murrizi: Zoti Llalla nuk është germa A për korrupsionin në vendin tonë. Ndoshta ishte dosja e parë e marrë ose ndoshta për të dhënë një mesazh se kreu i akuzës ka bërë flirt me dosjet e politikës. Pra, është nisur me idenë se kur çojnë në burg ish-kreu i akuzës, nuk pyesin për të tjerët. Besoj se nga SPAK-u ka pritshmëri për 140 banorët e Kuvendit. Ky është një trafik influencash sepse dyshohet se Llalla ka ndikuar në zbutjen e disa dosjeve të caktuara.

Nëse e rendisimin me 5 familjet e mëdha që kabllogramet amerikane raportojnë, Llalla është për lekë bukësh para këtyre, me këta që kanë shtëpi pas TEG-ut, në Palasë ose hale për macet. Këta s’kanë asnjë punë dhe para të ligjshme, nga këta duhet të fillojë drejtësia sepse këta marrin votat si njerëz të ndershëm dhe pastaj i vjedhin rrugës.

Murrizi shtoi se nëse SPAK-u godet me spond dhe do të merret politikisht njërin krah, atëherë është i pabesueshëm dhe ata që do të goditen do të kthehen në mit.

Murrizi: Nëse SPAK-u godet me spond dhe do të merret politikisht njërin krah, atëherë është i pabesueshëm dhe ata që do të goditen do të kthehen në mit. Ndërkohë, në një emision televiziv, vetë Llalla ka thënë se Don Luja, pra ambasadori amerikan Lu, i ka kërkuar që të mbyllë hetimet për kompaninë Bankers. Dhe mes të dyve unë jam me Llallën sepse për Bankerin kam folur 6 herë në parlament. Bankers ka miliona euro të falura me një shkresë dore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat