Merrte para për regjistrimin e pronave, SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës Berat

Shqipëria

Merrte para për regjistrimin e pronave, SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës Berat

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 13:24
Ilustrim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës Berat, Ervin Nelaj.

Nelaj është arrestuar në Shkurt të këtij viti për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.

Pas hetimeve 9-mujore, SPAK ka dalë në përfundim se janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

Vijon..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat