Çollaku: Rama do t’i lëpihet Kurtit për ta bërë mik, Serbia ka kërcënuar Kosovën e NATO-n

Shqipëria

Çollaku: Rama do t’i lëpihet Kurtit për ta bërë mik, Serbia ka kërcënuar Kosovën e NATO-n

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 21:08
Kreshnik Çollaku

Kreshnik Çollaku në një intervistë për RTV Ora, u shpreh se situata në veri të Kosovës nuk është qesharake, sepse Serbia i ka thënë ultimatum NATO-s se do të pushtojë Kosovën.

Ai theksoi se Rama sot ka lexuar një realitet ku Kurti dhe Vjosa nuk janë më në nevojë politike, pasi administrata e Trump desh e masakroi politikisht kurtit dhe Grenelli i çonte mesazhe si anti amerikan.

Çollaku: Situata në veri të Kosovës nuk është qesharake, sepse Serbia i ka thënë ultimatum NATOs se do të pushtojë Kosovën. Pra miku i Ramës në Open Ballkan ka kërcënuar kosovën dhe NATO-n. Jemi në një situatë tejet kritike. Sot është momenti për të vlerësuar se ata që ia ngritën orekset Vuçiçit dhe njëri prej tyre ishte Rama me një Jugosllavi të Re. Rama është një tregtar që do të përfitojë nga mbështetja dhe lobim serb.

Rama sot ka lexuar një realitet ku Kurti dhe Vjosa nuk janë më në nevojë politike. Administrata e Trump desh e masakroi politikisht Kurtit dhe Grenelli i çonte mesazhe si anti amerikan. Ndërsa Rama u bë mik me Vuçiçin dhe fyente Albinin e Vjosën. Ndërsa sot janë konsoliduar pozitat me administratën Biden të Kurtit dhe do të shihni se Edi Rama do t’i lëpihet Kurtit që të bëhet mik me të. Jo se i dhimbset Kosova, por sepse i intereson tregtia dhe do ta trajtojë Kosovën si biznes për të përfituar pushtet dhe mbështetje ndërkombëtare.

Çollaku Rama edhe sot prandaj u soll ashtu duke pickuar pak Vuçiçin, duke mbrojtur Kosovën, pasi ai sillet në forma të ndryshme sipas interesit të vet, duke tregtuar interesin kombëtar.

Çollaku: Edhe sot prandaj u soll ashtu duke pickuar pak Vuçiçn, duke mbrojtur Kosovën, por ama ishte ky që para pak kohësh që i fyente. Rama sillet në forma të ndryshme sipas interesit të vet, duke tregtuar interesin kombëtar. Një nga kundërshtarët më të mëdhenj për Open Ballkan dhe lojës për shkëmbim kufijsh, ishin Kurti dhe Osmani, si një barrikadë kundër kësaj nisme. Prandaj Rama shkoi t’i puthte dorën sot Albin Kurtit sepse e kupton se një nismë e tillë nuk funksionon dot pas Kosovën. Për të kufizuar lojën e Serbisë në rajon, është mirë që Kosova dhe Shqipëri të ndjekin kursin e Albin Kurtit sepse është më i qartë dhe konsistent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat