Vdekja e shqiptarit Ilia Kareli në burgun grek/ Rikthehet hetimi, thirren 70 dëshmitarë të tjerë

Shqipëria

Vdekja e shqiptarit Ilia Kareli në burgun grek/ Rikthehet hetimi, thirren 70 dëshmitarë të tjerë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 17:54
Ilia Karelli

Janë afro 8 gjyqtarë, 30 avokatë dhe 70 dëshmimtarë në gjyqin për vrasjen Ilia Karelit.

Shumë bujë u bë në atë kohë për këtë vrasje, viti 2016, ndërsa në sallën e gjykimit në të gjitha seancat ishte prezencë stafi drejtues i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së  Shqipërisë në Selanik.

Më 28 shtator të 2016 ishte radha e prokurorisë së çështjes në seancën e shtatë, ku janë thirur për të dëshmuar rreth kësaj ngjarrje të rëndë 70 dëshmimtarë, si dhe 30 avokatë, përball trupit gjykues i përbërë nga tetë anëtar.

Prokurori i çështjes bazuar në materialin voluminos, pamjet filmike, fotografitë, kërkoi dje që të gjithë të akuzuarit të shpallen fajtor, pasi janë përfshirë dhe kanë ushtruar dhunë me dashje ndaj të pandehurit 42 vjeçar Petrit Kume (Ilia Kareli), me pasojë vdekjen.

Procesi i rigjykimit të 14 të pandehurve “policë, gardiane”, të burgut Nigritas në Serres të akuzuar për dhunë ndaj shqiptarit me pasojë vdekjen ishte një maratonë të vërtetë, pas ndërprerjes së vazhdueshme që ju bën këtij proçesi, kjo për arsye subjektive, por edhe për shkak të grevave të pandërprera që pati përfshirë edhe sistemin gjyqësor të atij viti.

Janë thirrur në këtë proces pothuase një numër rekord dëshmitarësh, rreth 70, të lidhur direkt ose indirekt në këtë ngjarje, (policë e gardianë, si dhe të qëndrave policore të tjera, të burgut Melandrinos, Nigritas, posta policore Amfisa, etj.)

Çdo gjë i ka ngjarë një lojë ping-pongu, në të cilën janë përfshirë edhe punonjës se burgut të Malandrinos, drejtues të postave policore të Amfisas, si dhe sektorë të policise përgjegjës për transportin e të ndjerit Ilia Kareli.

Kareli më herët ishte dhunuar. Kur u dërgua në qelinë e tij, ishte dhunuar deri në atë pikë sa mezi qëndronte në këmbë. Dyshohet se revoltimi i gardianëve të burgut erdhi pas vrasjes së kolegut të tyre disa ditë para ngjarjes në burgun e Malandrinos, në një moment tensioni për refuzimin e lejes. Kareli kishte qëlluar me thikë George Tsironis, duke i shkaktuar plagë të shumta e për pasojë ai ndërroi jetë.

Kareli kishte pësuar goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin e tij, madje edhe në zona ku kishte tashmë lëndime. Ai është qëlluar në mënyrë të vazhdueshme në vithe, shpinë dhe thembra.

Avokatët mbrojtës të akuzuarve kanë pretenduar se vdekja ka ardhur nga dhuna  e ushtruar, por kjo ka ndodhur para se i pandehuri të mbërinte në burgun e Nigritas në Serrës, pra ai është dhunuar në burgun Melandrinos. Ekspertët mjekoligjorë kanë mbrojtur me bindje tezën e tyre përfundimtare që vdekja ka qënë e fshehtë e menjëhershme nga një sëmundje kronike të zemrës (miokardit), si stresi që ka ndihmuar.

Çudia më e madhe ishte dhe mbetet se sipas mjekëve ligjorë vdekja e shqiptarit nuk ka ardhur nga dhuna e ushtruar.

Gardianët u dënuan për vdekjen e shqiptarit, por me pas të gjithë u liruan. Ilia Kareli është një nga 64 shqiptaret e vdekur ne burgjet e Greqisë, ku në vitet 2018-2019 kanë gjetur vdekjen 23 shqiptarë.

Deri tani në të gjitha vrasjet ndaj shqiptarëve në Greqi nuk është dënuar as edhe një vrasës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat