Mbështeti publikisht Sali Berishën, Evi Kokalari bën lëvizjen e papritur

Shqipëria

Mbështeti publikisht Sali Berishën, Evi Kokalari bën lëvizjen e papritur

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 11:33
Evi Kokalari

Aktivistja Evi Kokalari e cila është parë në krah të Sali Berishës në “Foltoret” që ka mbajtur po largohet nga Shqipëria.

Ajo me anë të një postimi bën me dije se po largohet dhe se ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe mbrojtur publikisht.

Ajo shkruan se së shpejti do të publikohet një intervistë në “Vizion Plus”, që flet për “luftën” që bëhet për një të djathtë të fortë.

Image

“Nuk mund të iki nga Shqipëria pa falenderuar të gjithë ata që më kanë mbështetur, mbrojtur publikisht dhe atyre që nuk humbën për asnjë moment besimin tek unë.

Kjo intervistë me Steve Bannon, që do transmetohet së shpejti në VIZION PLUS, ju dedikohet pikërisht juve dhe luftës që vazhdoni të bëni për të ndërtuar një të djathtë të fortë dhe një opozitë konservatore në Shqipëri.

Albanian Conservatism – STEVE BANNON UNFILTERED!” shkruan Kokalari në postimin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat