Gledis Nano do të jetë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Shqipëria

Gledis Nano do të jetë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 23:49
Gledis Nano

Një ndër emrat e pakët më të papërlyer dhe më profesionistë edhe pse në moshë më të re se disa policë në karrierë shumëvjeçare, Gledis Nanao pritet të jetë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit.

Burime nga ministria e Brendshme thanë se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama do t’i çojë si propozim emrin e Gledis Nano për kreun e Policisë së Shtetit.

Aktualisht Gledis Nano, mban postin e drejtorit të drejtorisë për luftën ndaj Terrorizmit në Policinë e Shtetit.

Më herët Gledis Nano ka qenë me detyra drejtuese policore në komisariate dhe drejtorinë e Policisë së Tiranës, kryesisht në sektorin antikomuniste dhe atë të antiterrorit.

Gledis Nano u bë i njohur për publikun sidomos disa muaj më parë kur ai shkoi në kampet e refugjatëve në Siri dhe arriti të nxjerrë që aty 19 shqiptarë dhe i solli në Shqipëri, në një operacion disaditor ku qëndroi vetë në terren dhe më pas u kthye në Tiranë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Nano ka qenë një prej zyrtarëve të Policisë së Shtetit më të përfshirë në çështjen e riatdhesimit të familjarëve të luftëtarëve shqiptarë të ISIS, të mbetur në Siri. Për këtë përpjekje, në muajin gusht ai u vlerësua edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim me një çmim duke pasur kështu edhe përkrahje ndërkombëtare.

Nano është dhe apolitik dhe nuk pritet të jetë i atakuar nga opozita pasi ka mbajtur gjithnjë një profil profesional dhe larg politikës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat