Lidhje të paligjshme të energjisë dhe ndërhyrje në matës elektrikë, arrestohen 2 persona

Shqipëria

Lidhje të paligjshme të energjisë dhe ndërhyrje në matës elektrikë, arrestohen 2 persona

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli emergjencën energjetike në vendin tonë, policia e shtetit dhe strukturat e tjera kanë shtuar kontrollet për parandalimin e vjedhjes që energjisë elektrike.

Policia njofton se nga kontrollet janë konstatuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike duke bërë që dy persona në Tiranë të vihen në pranga dhe 1 tjetër të shpallet në kërkim. Ndërkohë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë 6 persona të tjerë në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Blutë paralajmërojnë kontrolle në të gjithë vendin ndërkohë që apelojnë qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin112 dhe në Komisariatin Dixhital.

Njoftimi i policisë

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë punën për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër në Tiranë, si dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., banues në Tiranë, ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është arrestuar në flagrancë shtetasi K. D., banues në Kamzë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë është shpallur në kërkim shtetasi S. B., banues në Kavajë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht shtetasit B. H., S. B. dhe K. Q., banues në Shkodër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është proceduar penalisht shtetasi Gj. L., banues në Lezhë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat është proceduar penalisht shtetasja S. S., banuese në Klos.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë është proceduar penalisht shtetasi P. N., banues në Gramz.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat