Dalin FOTOT/ Nënë e bijë, kush janë dy gratë ruse që u gjetën të vdekura në Kavajë

Shqipëria

Dalin FOTOT/ Nënë e bijë, kush janë dy gratë ruse që u gjetën të vdekura në Kavajë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 20:53
Nataliia dhe Ekaterina Burenkova

Mediat ruse vijojnë t'i kushtojnë vëmendje ngjarjes së rëndë të regjistruar në Qerret të Kavajës, mbrëmjen e djeshme, ku humben jetën në një hotel 4 shtetas rusë.

Së fundmi, ato kanë publikuar edhe fotot e dy grave që humben jetën. Në foto, sipas mediave ruse, janë nënë e bijë, Nataliia dhe Ekaterina Burenkova, ndërsa ende nuk janë publikuar fotot e dy burrave që humbën jetën bashkë me to, Sergei Burenkova dhe Nikita Belousov.

31 vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë.

Të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike

Ngjarja nuk është zbardhur plotësisht, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat