“95% e demokratëve duan që të udhëheq”, Paloka reagon pas Bashës: Kërko votëbesimin atëherë

Shqipëria

“95% e demokratëve duan që të udhëheq”, Paloka reagon pas Bashës: Kërko votëbesimin atëherë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 17:04
Edi Paloka

Deputeti i PD, njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të demokratëve Lulzim Basha se sondazhet që ai ka bërë tregojnë se 95% e demokratëve e duan që të udhëheqë betejën kundër “regjimit Rama-Doshi-Rakipi”.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka i kërkon Bashës që pas kësaj deklarate, të kërkojë votëbesimin e demokratëve për drejtimin e partisë.

Postimi:

“Mos jep dorëheqje, nëse ke bindjen që ke vepruar drejtë dhe për këtë ke mbështetjen e 95% të demokratëve, kërko votbesimin e tyre dhe ndalë përçarjen që po thellohet çdo ditë e më shumë prej vendimit tënd personal të 9 shtatorit!”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat