Shehi: Basha e ka kuptuar se çfarë i duhet politikës tonë

Shqipëria

Shehi: Basha e ka kuptuar se çfarë i duhet politikës tonë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:57
Dashamir Shehi

Për deputetin Dashamir Shehi kryedemokrati Basha ka ndryshuar retorikën e të komunikuarit dhe të bërit opozitë duke bërë disa lëvizje kurajoze që nuk i ka bërë më para. Shehi ka vlerësuar propozimet e bëra nga Basha edhe për vettingun e politikanëve.

Ndërkohë ai është shprehur se Basha duhet të caktojë perimetrin e dialogut me mazhorancën pasi Shqipëria nuk ka nevojë për bashkëqeverisje.

“Patetizmin që unë hyj i pari në zjarr nuk i pëlqej. Po të isha afër nuk do ia kisha sugjeruar këto. Ka pas llum plot. Basha këto ditët e fundit ka pasur lëvizje kurajozë që në rrjedhje normale nuk i ka bërë. Ka një tjetër retorikë. I thotë këto se është i mbështetur nga ndërkombëtarët, se e ka kuptuar se duhet aksion politik nuk ka rëndësi. Po thotë gjëra që nuk i ka thënë më parë. Puna e vettingut është thënë disa herë, duhet të arrihet në një rezultat. Basha kërkon që të bëhen ndryshime të rregullave kushtetuese. Ne i kemi të gjitha mjetet për të bërë vetting të politikanëve. Ne kemi një kuadër kushtetues, këtë Kushtetutë që kemi sot e kemi bërë me amerikanët. Nuk duhet të hyhet për të bërë pazare. Ka ardhur dita që bashkë me ndryshimet kushtetuese të bëjmë një paketë duke ndryshuar gjërat që duhen ndryshuar dhe të marrim një marrëveshje të përbashkët politike për 20 vite. Është hedhur ideja që presidenti të zgjidhet nga populli, jam dakord. Por duhet të ndryshohen edhe disa gjëra të tjera.Në politikën e re që kemi përpara nuk presim që të ndryshojnë liderat. Duhet zbatuar rregulla që Basha nuk i ka respektuar deri dje. Basha ka kuptuar se ambienti politik ka nevojë për ndryshim. Jam dakord me ato që ka propozuar Basha se i kam propozuar edhe vëtë më parë. Mënyra për t’i fut në jetën publike nuk është me shkruajt 3 letra dhe t’ia çojmë palës tjetër dashamirëse. Nëse pala tjetër nuk ka interes ato nuk kanë për t’u bërë kurrë. Opozita shqiptare duhet të vizitojë kush është perimetri politik i bashkëpunimit me Ramën. Unë do të bashkëpunojë qetësisht për integrimin në Europë, për çështjet e Kosovës. Përtej kësaj jo. Nuk ka nevojë Shqipëria për bashkëqeverisje. Nuk ka nevojë t’i japim ne mend, ne i denoncojmë. Basha duhet të sqarojë vijën e kuqe politike të bashkëpunimit me Ramën”- tha ai.

Më tej ai ka komentuar edhe situatën brenda PD-së dhe Foltoren e ish-kryeministrit Berisha. Sipas tij brenda opozitës po hapen debate që nuk kanë qenë ndërkohë ka përjashtuar idenë se Berisha mund të drejtojë sërish PD-në. Veprimi i Bashës për të përjashtuar Berishën sipas Shehit ishte e vetmja zgjidhje në atë situatë edhe pse ai duhet  t’i kishte zgjidhur më parë.

“Basha dhe Berisha nuk janë në garë se sa marrin nga oborri partisë, por të merren me palën tjetër. Të tilla terma si lider historik nuk vlejnë në kohët e sotme. PD-ja nuk ka lider historik. PD është mjaftueshëm në këmbë që po të rikonstruktohet mund të rrëzojë regjimin.  Foltorja do marrë siç është. Për herë të parë shumë njerëz pa kurajo politike po flasin. Brenda opozitës po hapen debate që s’janë hapur më parë. Foltorja duhet të ishte drejtuar në temat që opozita shqiptare ka vuajtur këto vitet e fundit. Foltorja diskuton që Basha është i keq dhe i pazotë. Po sikur Basha mos ta kishte përjashtuar gjërat do të vazhdonin normalisht në PD. Nuk mendoj se Berisha mund të drejtojë sërish PD-në.  3 herë nuk të bën populli nuse. Nuk shikoj ide të re nga Berisha, po mbrohet e kaluara. Për sa kohë që debati është politik, pra pse u humbën zgjedhjet, pse braktisëm zgjedhjet, në këtë debat pjesa e mirë e opozitës nuk duhet të përfshihet. Opozitë do të ketë edhe nëse largohet Basha dhe Berisha.  Këto duan të mbajnë pushtetin brenda partisë. Nga kjo Edi Rama është përfituesi më i madh. Opozita kishte nevojë për një shkundje.Ne jemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Veprimi i Bashës ka qenë e vetmja zgjidhje. Basha këtë çështje duhet ta kishte zgjidhur kohë më përpara, por në kushtet që ka qenë ka pasur të vetmen zgjidhje”- tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat