Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos sot për dozën e tretë anti-Covid dhe vaksinimin e fëmijëve

Shqipëria

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos sot për dozën e tretë anti-Covid dhe vaksinimin e fëmijëve

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 07:51
Ilustrim

Komiteti Teknik i Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë do të mblidhet sot për të shqyrtuar propozimet e Komitetit Teknik të Vaksinimit, përfshirë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid për moshat +60 vjeç.

Lajmin e bëri me dije dje Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me mediat në Shkodër në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit.

Manastirliu: Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur mbi 2 milion e 300 mijë doza vaksinash. Po vijojmë në gjithë vendin për të garantuar një akses sa më të lartë sa i përket realizimit të vaksinave. Por duyhet të kuptohet se vaksinimi është një sfidë mbarëglobale dhe një sfidë për vendin tonë. Ndaj kërkohet të kemi sa më shumë përgjegjësi qytetare dhe individuale që të kemi një mbulesë sa më të lartë vaksinale. Është e vërtetë, është mbledhur Komiteti Teknik i Vaksinimit që kanë rekomanduar gjatë fundjavës së shkuar realizimin e dozës së tretë. Kanë rekomanduar dhe uljen e  fashës së grupmoshës për vaksinim +16 dhe kanë rekomanduar vaksinimin +12 vjeç vetëm për fëmijët që kanë problematika shëndetësore.

Rekomandimet do të diskutohen nesër dhe do të ketë një vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe do kemi një njoftim.  Vaksinimi është arma e vetme që kemi për tu mbrojtur nga Covid 19. Ashtu siç raportohet nga Infektivi, rastet e pavaksinuara janë mbi 95%, raste që ose e kanë lënë për një moment të dytë, ose e kanë neglizhuar ose kanë dëgjuar gojë të paërgjegjshme që mbushin mendjet e njerëzve me të pavërteta. Sot kemi mesatare ditore 6000 vaksina në ditë por kemi kapacitete të kryejmë disa herë më shumë. Duhet mobilizim.Po afrohemi drejt stinës së dimrit që shoqërohet dhe me gripin. Nga nesër do nisim shpërndarjen e  vaksinës së gripit, fullimisht në stafet mjekësore dhe më pas për gjithë popullatën që është tagër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat