Vetingu i politikanëve, Berisha: I nevojshëm, por jo të bëhet nga SPAK

Shqipëria

Vetingu i politikanëve, Berisha: I nevojshëm, por jo të bëhet nga SPAK

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:20
Sali Berisha

h-kryeministri Sali Berisha, u shpreh gjatë takimit të tij me demokratët e Beratit, se Vetingu në politikë është i nevojshëm, por të bëhet brenda strukturave të Kuvendit dhe jo nga SPAK.

Gjithashtu, ai shtoi se kuorumi mbi 50% për mbledhjen e Kuvendit të PD është mbledhur dhe se në këtë Kuvend, do të bëhen ndryshime statusore që do e forcojnë më shumë atë, si dhe do të krhehen në parti, persona që kanë kontribuar ndër vite.

“Vetingu i politikanëve është i domosdoshëm, por jo mbi rregulla policeske, por mbi rregulla transparente.

Ne bëmë një ligj, Komisioni i Venecias e përmbysi. Vetingu bëhet dhe bëhet më mënyrën më transparente. Ne kemi hequr imunitetin për korrupsionin. Kemi ligj anti-mafia të shkëlqyer. Se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike, të propozojë që të vendosë SPAK-u për mandatet e deputetëve, që është i Ramës, do të thotë që je skllav i tij. Janë këto rrethana që na ftojnë ne demokratëve të mbledhim Kuvendin, e ju të merrni vendin qendror, të zgjidhni, këshilltarët tuaj, deputetët tuaj, të përcaktoni kufijtë e kryetarit.

Për të gjitha këto, mendoj që çdo demokrat dhe demokrate duhet të firmos për kuvendin e ardhshëm. Kuorumi mbi 50% është tejkaluar me kohë. Ne do të mbledhim kuvendin. Do të bëjmë ndryshime thelbësore në statut, do të hapim idenë e fraksioneve, do të bëjmë që të kthehen të gjithë ata që kanë vendosur një tullë në këtë parti. Do të bëjmë gjithçka që fëmijët tanë të shohim që po punojmë për ta”, u shpreh Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat