Detajet e reja/ Çfarë ndodhi në Shëngjin? 26-vjeçarja afgane qëlloi me thikë partnerin e saj

Shqipëria

Detajet e reja/ Çfarë ndodhi në Shëngjin? 26-vjeçarja afgane qëlloi me thikë partnerin e saj

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 14:28
Ilustrim

Shëngjini u trondit sot nga një ngjarje e rëndë mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë.

Mësohet se një grua afgane ka qëlluar me thikë një shtetas tjetër me kombësi afgane.

Policia sqaroi në njoftimin e saj se autore është një 26-vjeçare e cila ka qëlluar me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës.

Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat