Meta me “Xhamadani vija-vija” dhe Kryemadhi me “Vallen e Tropojës” ia marrin vallen në dasmë

Shqipëria

Meta me “Xhamadani vija-vija” dhe Kryemadhi me “Vallen e Tropojës” ia marrin vallen në dasmë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 18:37
Foto

Presidenti i Republikës, ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë qenë të ftuar në një dasmë në Tropojë.

Ndërkohë, ata të dy kanë postuar momente nga dasma ku kërcehen valle tradicionale shqiptare edhe me kostume popullore.

Meta dhe Kryemadhi nuk kishin se si të mos iu bashkoheshin valleve dhe gëzimit, teksa shihen që kërcejnë me te ftuarit e tjerë në gëzim.

Kryemadhi është ngritur të kërcejë me “Vallen e Tropojës”, dhe nga an tjetër presidenti Meta  është ngritur në momentin e këngës “Xhamadani vija-vija”.

“Të dashur miq! Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë atmosferë festive, sot nga një dasmë e jashtëzakonshme e një familje patriotike të Nikaj-Mërtur! Të trashëgohen Monda dhe Marku!
Të gëzohen dhe të shtohen shqiptarët kudo!
” – shkruan Meta në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat