12-vjeçarja udhëton nga Tropoja në Tiranë për të dhuruar flokët për gratë me kancer gjiri

Shqipëria

12-vjeçarja udhëton nga Tropoja në Tiranë për të dhuruar flokët për gratë me kancer gjiri

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:21
Jona Mulaj

Jona Mulaj është një vajzë 12-vjeçe nga Tropoja, e cila ka zgjedhur që të bëjë një gjest human për gratë e prekura me kancer.

Ajo ka ardhur posaçërisht në Tiranë për të dhuruar flokët e saj për t’u ardhur në ndihmë grave që po përballen me kancer gjiri.

12-vjeçarja u shpreh se me gjestin e saj dëshiron që të bëjë të lumtur çdo grua, apo nënë të prekur me një sëmindje të tillë:

Image

“Dua të bëj një grua të lumtur, sikur të ishte mami im”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat