Çfarë ndodhi në Fier, policia jep informacion zyrtar për ngjarjen

Shqipëria

Çfarë ndodhi në Fier, policia jep informacion zyrtar për ngjarjen

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 23:28
Foto

Policia ka dhënë informacion zyrtar për atentatin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Fier, ku u vra Adem (Dem) Backa, 57 vjeç.

“Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat