Policia kap të gjitha problematikat në rrugë, rreth 3 mijë gjoba në fundjavë

Shqipëria

Policia kap të gjitha problematikat në rrugë, rreth 3 mijë gjoba në fundjavë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Policia vijon kontrollet intensive në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë fundjavës, janë arrestuar në flagrancë 30 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

👉Janë pezulluar 179 leje drejtimi, nga të cilat 52 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 112 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt.

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2789 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

👉 Nga makina inteligjente janë evidentuar duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara, 678 drejtues mjetesh. Një numër i konsiderueshëm drejtues të tjerë mjetesh janë evidentuar duke përdorur celularin apo pa vendosur rripin e sigurimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

#MosUbejStatistikë📉
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj🚔

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat