Pamjet/ Momenti kur trupat e pajetë të xhaxhit dhe nipit merren me ambulancë

Shqipëria

Pamjet/ Momenti kur trupat e pajetë të xhaxhit dhe nipit merren me ambulancë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Një vrasje e dyfishtë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Llakatund të Vlorës. Genci Koreta, 39 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten.

Gazetari Elton Nika sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Ambulanca ka mbërritur për të tërhequr trupat e pajetë të nipit dhe xhaxhait, të cilët do të transportohen për në morgun e spitalit të Vlorës.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe armën e gjahut me të cilën 39-vjeçari ekzekutoi xhaxhain dhe më pas veten. 

Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë që solli dy viktima të jetë bërë një konflikt pronësie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat