OSHEE sqaron pse u ndërpre energjia te Kuvendi: Ra zjarr në kabinën private në pronësi të Kullave Binjake dhe…

Shqipëria

OSHEE sqaron pse u ndërpre energjia te Kuvendi: Ra zjarr në kabinën private në pronësi të Kullave Binjake dhe…

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Një shkëndijë elektrike rënë në kabinën private në pronësi të Kullave Binjake, ka bërë që në të gjithë zonën përreth të stakohej energjia elektrike.

Kjo ka bërë që edhe në ambientet e Kuvendit të ndërpritet energjia për disa minuta.

Për këtë ka reaguar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili ka sqaruar se stakimi i energjisë në zonën përreth u bë me qëllim sigurimin e zonës dhe menjëherë u manovrua duke rikthyer energjinë përmes linjës së dytë.

Për shkak të shkëndijës elektrike (duke shkaktuar zjarr), në kabinën private në pronësi të Kullave Binjake, OSHEE stakoi linjën që furnizon zonën përreth për masë sigurie. Ndërkohë, manovruam duke rikthyer energjinë për zonën përmes linjës së dytë”, njoftoi OSHEE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat