Produktet e shportës/ PD dorëzon në Kuvend nismën ligjore për uljen e TVSH-së

Shqipëria

Produktet e shportës/ PD dorëzon në Kuvend nismën ligjore për uljen e TVSH-së

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 13:30
Produktet e shportës/ PD dorëzon në Kuvend nismën ligjore për uljen e TVSH-së

Partia Demokratike, përmes deputetes Jorida Tabaku dorëzoi në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku shkruan se kjo nismë është aplikuar në shumë vende të BE-së me qëllim përballimin e krizës së krijuar dhe nga pandemia.

Duke u ulur TVSh-ja e ushqimeve të shportës, deputetja shton se nxitet dhe rritet konsumi i shtresave në nevojë.

Do të bëjë atë që ka bërë në të gjitha vendet e tjera të BE-së, do të bëjë atë që nuk po e bën dot qeveria. Do të ndihmojë shtresat në nevojë që të rrisë dhe të nxisë konsumin e tyre. Sot shumë vende të BE-së kanë ulur TVSH-në si një nxitje dhe një stimulim për ekonominë. Sot shumë vende kanë ulur edhe TVSH-në për energjinë, siç rezulton në një ulje të çmimit të energjisë. Propozimi që ne kemi është shumë i thjeshtë dhe është shumë konkret. Të ndihmojmë atë pjesë të popullsisë që sot ka reduktuar dhe ka ulur konsumin. Të ndihmojmë shtresat në nevojë, të ndihmojmë ata që e kanë jetesën të papërballueshme. Efekti financiar i saj është 17 miliard lek, që është asgjë në krahasim me favoret që ka pasur buxheti i shtetit vitet e fundit. Është hequr renta minerare, është hequr VTSH-ja e jahteve. Ka pasur nxitje dhe iniciativa ligjore përsa i përket TVSH-së të cilat nuk kanë ndihmuar qytetarët, kanë shkuar në dobi të një grushti shumë të vogël njerëzish që nuk kanë nxitur ekonominë. Ne po kërkojmë që të paktën një herë në 8 vite, kjo qeveri të mbështesë një masë e cila është për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat