Komisioni Hetimor/ Deputeti i PS ngre zërin: Hera e 3 që po shkelim ligjin me të dyja këmbët. Kur flas unë mos fol!

Shqipëria

Komisioni Hetimor/ Deputeti i PS ngre zërin: Hera e 3 që po shkelim ligjin me të dyja këmbët. Kur flas unë mos fol!

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:49
Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku

Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku është një ndër anëtarët e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, i cili ka nisur punën në orën 11:00.

Por ajo që ka irrituar Kollçakun dhe e ka detyruar të ngrejë zërin është fakti se janë bërë 3-4 mbledhje dhe ende nuk është votuar ende sekretari i Komisionit. Për të kjo konsiderohet shkelje e ligjit me të dyja këmbët.

“U bë hera e 3 që ne mblidhemi  dhe shkelim ligjin me të dyja këmbët, shkelim rregulloren e Kuvendit, bëjmë lojëra fjalës, show mediatik dhe nuk prodhojmë asgjë. Vullneti i shumicës dhe pakicës ka qenë i plotë kur u bë ngritja e komisionit hetimor.

-Si ka mundësi të shkelet ligji që kemi 3-4 herë që jemi mbledhur dhe nuk është votuar akoma sekretari i Komisionit.

Kur flas unë mos fol, nuk të kam ndërprerë asnjëherë. E kemi pasur tre herë në rend dite dhe tre herë e kemi anashkaluar.

-Këtu në rendin e ditës që duhet të ishte miratuar me konsensus duhet te ishte procesverbali i mbledhjes së kaluar.

-Të gjitha mbledhjet bashkëdrejtohen nga kryetari dhe nënkryetari i Komisionit dhe ju me të drejtën që fikni e ndizni mikrofonin e keni shkelur këtë të drejtë.

Ne jemi të gjithë të barabartë ju i parë mes të barabartëve. Nuk mund të quhet e miratuar në parim rregullorja kur ka qenë 7 vota nga ju dhe 7 nga ne, apo është vota e kryetarit që numërohet për dy. Ju lutem të fillojmë duke miratuar rendin e ditës”, tha Kollçaku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat