Politekniku shpenzoi 9.7 mln euro në pandemi

Shqipëria

Politekniku shpenzoi 9.7 mln euro në pandemi

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Universiteti Politeknik i Tiranës ka shpenzuar më shumë para gjatë vitit pandemik. Madje fondet për dieta dhe udhëtime jashtë shkojnë në 101 mijë euro, të cilave u shtohet dhe 50 mijë euro karburant. Por çuditërisht, edhe pse në krizë energjetike, në ambientet e këtij Universiteti dritat qëndrojnë ndezur edhe ditën.

9.673.000 ka shpenzuar Universiteti Politikenik i Tiranës për periudhëne vitit akademik 2020-2021, kohë kjo kur në auditore nuk ka pasur studentë për shkak të pandemisë.

As për elektricitetin, Universiteti  Politeknik i Tiranës nuk ka  arritur të kursejë gjatë vitit të pandemisë.  

Sipas të dhënave të mbledhura nga Qëndresa Qytetare, rezulton se për 11 muaj janë shpenzuar rreth 20 mln lekë.

Por edhe sot kur është ngritur alarmi për krizën energjitike, Politekniku duket se nuk shqetësohet.

Edhe kur dielli shkëlqen në mes të qiellit në Universitetin Politiknik të Tiranës dritat janë të ndezura.

Gjatë periudhës së pandemisë, stafet pedagogjike të këtij Universiteti kanë udhëtuar, pavarësisht kufizimeve prej Covid, duke prekur faturën 101 mijë euro së bashku me dietat.

Por edhe lëvizjet brenda vendit nuk kanë qenë të pakta, pasi për karburantin janë firmosur 50 mijë euro.

Shpenzimi  për ngrohje dhe pastrim gjithashtu është i lartë, megjithëse në korridore dhe auditore nuk ka lëvizur askush. 

Vetëm për ngrohje dhe pastrim Universiteti Politeknik i Tiranës ka shpenzuar 177 000 euro/

Por sot pastrimi lë shumë për të dëshiruar.

Një shpenzim i lartë është edhe sigurinë e godinës, ku administrata ka akorduar 321 378 euro.

Por edhe orenditë  e pajisjet e zyrave kanë qenë në qendër të vëmendjes, me një vlerë prej 410 000 eurosh.

Madje blerjet duket se janë bërë së fundi, pasi as qeset nuk janë hequr.

Në lidhje më këto shpenzime, Universiteti Politeknik i Tiranës thotë se do ti duhet një periudhë kohë të bëjë verifikimet e veta, e më pas të mbajë një qëndrim për to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat