Braçe kujton tragjedinë e 21 janarit dhe ‘sfidon’ Bashën: Hajde bëjmë Vetting penal!

Shqipëria

Braçe kujton tragjedinë e 21 janarit dhe ‘sfidon’ Bashën: Hajde bëjmë Vetting penal!

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:23
Erion Braçe

Pas tre orësh replikash me Kryeministrit dhe Kryedemokratit mori fjalën deputeti dhe ish zv. Kryeministri Erion Braçe, i cili i irrituar nga ‘sulmet’ e Bashës foli me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit.

Duke iu drejtuar Bashës, i cili u largua nga salla e Kuvendit pak momente se Braçe të merrte fjalën, ky i fundit flet për 30 vitet e tij në politikë dhe kohën kur ai ka qenë zv. kryeministër ka përmbushur çdo detyrë të tijën.

Më tej rikujton tragjedinë e 21 janarit, në ditën ku 4 protestues u vranë gjatë një demonstrate të organizuar asokohe nga PS në opozitë dhe hedh akuza ndaj kreut të PD-së

Brace: Do doja që Basha të ishte këtu se foli shumë. Ky personalizëm prej tre orësh që vret parlamentarizmin nuk i duhet kurrkujt dhe as shqiptarëve. Në përgjigje të asaj që tha Basha, do doja të thoja: unë mu bën nja 30 vjet pune dhe jam krenar, si kam rënë kujt në qafë do vazhdoj të punoj ashtu siç kam punuar, kam qenë edhe zv kryeministër e kam bërë në përmbushje të interesit publik, me zor njeri një detyrë për të vrarë njerëz nuk më ka mbajtur, për të më përdorur për të vrarë njerëz në mes të ditës nuk ka ndodhur dhe s’do ndodhi kurrë . Nuk arrij ta kuptoj çdo të thotë vetting politik, ka vetëm nji, ai penal, veçanërisht ata që vrasin, që e bën prokuroria për të çuar në burg si shpagim për gjakun e atyre katër njerëzve të vrarë në bulevard. Zoti Basha ke b*thë për këtë vetting? Pa diskutim që di shumë, sa Bashës nuk ja merr mendja fare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat