Ikën drejtori i Përgjithshëm i Rrugores/ Vendin e tij e zë shefi i Krimeve

Shqipëria

Ikën drejtori i Përgjithshëm i Rrugores/ Vendin e tij e zë shefi i Krimeve

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 08:49
Ikën drejtori i Përgjithshëm i Rrugores/ Vendin e tij e zë shefi i Krimeve

Dhimitraq Ziu nuk do të jetë me drejtor i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, post që e mbajti për disa muaj. Ziu do të shkojë në Durrës në detyrën e zëvendësdrejtorit për rendin.

Ndërkohë bëhet me dije se kreu i ri i Policisë Rrugore do të jetë Altin Qato.

Drejtuesi i Lartë Altin Qato më herët ka mbajtur postin e zv.drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, ai ka qenë dhe drejtor në Drejtorinë kundër Krimit në Policinë e Shtetit.

Kujtojmë se ditët e fundit e gjithë kupola e Policisë është përfshirë nga ndryshimet në rang drejtorësh të qarqeve dhe në nivele më të ulta, si shefa krimesh apo sektorësh të tjerë. Ndryshimet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano kanë prekur dhe Komisariatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat