Drafti i qeverisë/ Zero taksim për pagat deri 40 mijë lekë, çfarë propozohet për pagat deri në 50 mijë lekë

Shqipëria

Drafti i qeverisë/ Zero taksim për pagat deri 40 mijë lekë, çfarë propozohet për pagat deri në 50 mijë lekë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Nga korriku i vitit të ardhshëm paga dysheme që nuk do i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat do të shkojë nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë në muaj. Qeveria planifikon po ashtu të rishikojë disa kufij të tatimit mbi të ardhurat edhe mbi pagat e tjera.

Sipas projektligjit të siguruar nga News24 i cili është ende në formën e një drafti paraprak propozohet që tatimpaguesit me paga deri në 50 mijë lekë përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë që sot është 13%.

Po ashtu në projektligj është parashikuar ndryshimi i fashës së taksimit progresiv. Kështu taksimi 23% mbi të ardhurat personale do të aplikohet vetëm për pagat mbi 200 mijë lekë e lart nga 150 mijë që është aktualisht. Por mbi pragun 200 mijë lekë do ketë si tatim edhe një shumë fikse prej 22 e 100 lek në muaj.

Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900. Efekti negativ që pritet të ketë buxheti nga këto ndryshime pritet të jetë rreth 12 milion euro me pak në vit. Sidoqoftë më parë propozimi duhet të kalojë në këshill të ministrave dhe me pas për t’u diskutuar në kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat