Ngjarja makabre ku babai dhunoi të bijën 6-vjeçare, eksperti i njohur ngre shqetësimin e madh

Shqipëria

Ngjarja makabre ku babai dhunoi të bijën 6-vjeçare, eksperti i njohur ngre shqetësimin e madh

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Një ngjarje është shënuar dy ditë më parë në Kamëz, ku babai në bashkëpunim me nënën kanë dhunuar barbarisht të bijën deri në dëmtim të organeve gjenitale.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, psikiatri Neli Demi, eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi dhe aktivistja Zhaklin Lekatari kanë diskutuar për rastin, duke theksuar se në Shqipëri ka edhe shumë të tjerë por që nuk janë bërë publike.

Rexhepi e ka konsideruar tentativë për vrasje, ndërsa psikiatri ka hedhur hipotezën që edhe nëna e së miturës mund të ketë qenë viktimë e dhunës.

“Persona të tillë kanë probleme të personalitetit social, ata që në gjuhën e përditshme quhen psikopat.

Sjellja impulsive, agresive e fëmijëve është e reflektuar nga prindërit, është një proces që ka të bëjë si me librat që ata e kopjojnë diçka që e lexojnë.

Të qenurit në pozicionin e viktimës na informon ne për një problem, për të dalë nga kjo situatë. Me shumë mund kemi të bëjmë me një nënë viktimë dhune dhe e ka ushtruar edhe ajo. Po këto mbeten të gjitha hipoteza”, tha Demi.

“Ne jemi prindër të stresuar që rrisim fëmijë të stresuar. Stresi ka shumë faktorë, edhe në sistemi diktatorial ne prisnim fundin e 15 ditëshit.

Ky është rast tipik i dhunës në familje dhe ligji nuk ka dhënë rezulat. Duhet të ketë psikolog që të testojë edhe policin vetë dhe personin që merret në pyetje. Ky nuk ishte rast normal, ai person duhet të ketë pasur probleme, besoj, se në momentin që person i kalon caqet vetë, kjo mund të jetë.

Për mua është tentativ vrasje, asaj nuk kanë për t’ju larguar gjithë jetën. Edhe nëse jeton në një planet tjetër, është tentativ vrasje.

Kam përshtypjen që në të njëjtin nivel mund të ketë shumë më shumë raste të tilla”, tha Rexhepi.

Ndërsa Lekatari u shpreh: “Para 2-3 ditësh në një grup shumë të ndjekur në rrjetet sociale, u bë një pyetje se cilat shprehje mbani mend nga prindërit në fëmijëri. Edhe shumica e shprehjes ishin dhune: surrat shenjtan, vishu se të ftohen vezët, mos u bëfsh vajzë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat