Të moshuarit marrin dozën e tretë të vaksinës anti Covid në Durrës, nis vaksinimi dhe për 16-vjeçarët

Shqipëria

Të moshuarit marrin dozën e tretë të vaksinës anti Covid në Durrës, nis vaksinimi dhe për 16-vjeçarët

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Vaksinimi me dozën e tretë për personat mbi 60 vjeç ka nisur dhe në Durrës.

Stafet në 18 qendrat shëndetësore të Durrësit kanë nisur të bëjnë verifikimet dhe njoftimet,  fillimisht për personat që e kanë kryer para 6 muajsh dozën e dytë të vaksinës anti Covid, ku përparësi kanë të sëmurët kronikë. Paralelisht grupmoshat e treta janë ftuar të marrin dhe vaksinën falas të gripit. Ndërkohë distanca kohore prej 6 muajsh nga doza e dytë, vlen edhe për personelin shëndetësor në vijën e parë.

Gjithsesi për arsye administrative mësohet se për bluzat e bardha ende nuk ka nisur marrja e dozës së tretë, pasi shumica e bluzave të bardha të Durrësit i kanë marrë dy dozat e para të vaksinës në Tiranë dhe pritet udhëzimi ku do të vijojë procesi për dozat e treta.

Për të penguar përhapjen e Covid 19, nga sot, pranë QSH, vaksinimi është i hapur dhe për të miturit nga 16 vjeç, si dhe për fëmijët nga 12 vjeç të cilët kanë probleme shëndetësore. Për këto grupmosha, sipas ekspertëve shëndetësorë, rekomandohet vetëm vaksina Pfizer.

Në Durrës deri tani rezulton të jenë vaksinuar 142 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat